Sonte jepet “Topi i Artë”

Fituesi i ‘Topit të Artë’ do të zbulohet sot në mbrëmje në Paris në ceremoninë që do të nisë në orën 20:45, raporton Klan.

Kandidati kryesor për ta fituar sipas mediave sportive ndërkombëtare është Lionel Messi, ndërsa si rival shikohet Erling Haaland.

Messi vjen kampion bote me Argjentinën, ndërsa Haaland si golashënuesi më i mirë i Premier League dhe si kampion i Anglisë, fitues në FA Cup dhe natyrisht triumfues në Champions League me Manchester City.

Për Lionel Messi do të ishte hera e tetë që do të merrte Topin e Artë, duke u shkëputur akoma më shumë nga Cristiano Ronaldo, i cili është ndalur në 5 trofe dhe nuk është pjesë e finalistëve këtë vit.

Erling Haaland nuk e ka fituar më parë Topin e Artë dhe renditen më të mirë e ka vitin e kaluar ku u klasifikua i dhjeti.

Sot në ceremoninë që do të mbahet në Paris do të dorëzohet edhe Topi i Artë për femra, Trofeu Kopa për lojtarin më të mirë të ri dhe Trofeu Yashin për portierin më të mirë.