Sonte do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që në Maqedoninë e Veriut nga mesnata të ndryshojnë çmimet e disa derivateve të naftës, duke u regjistruar rritje e tyre, transmeton Portalb.mk.

“Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 rritet për 0,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,50 den/litër”, njoftoi Komisioni.

Komisioni njoftoi që çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të ulet për 0.5 denarë, ndërsa mazuti për 0.620 denarë.

“Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 3.2.2024. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar”, njoftoi Komisioni.