Sjellja në hapësirën online e partive dhe mediave nën monitorimin e ekspertëve të RMV-së, qytetarët t’i paraqesin shkeljet

Me shpalljen e Zgjedhjeve Parlamentare dhe Presidenciale, filloi periudha e veprimit të Trupit koordinues për monitorimin e respektimit të Kodit të sjelljes në hapësirën online gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve. Organi koordinues do të veprojë për ankesat për shkelje të mundshme të Kodit nga partitë politike, kandidatët e tyre, kandidatët e pavarur, edicionet në internet të radiodifuzerëve, mediat online, kontrolluesit e fakteve, influencuesit dhe subjektet e tjera që mund të kryejn ndikim mbi publikun në funksion të fushatës gjatë zgjedhjeve ose referendumeve.

Të gjithë qytetarët dhe personat juridikë mund të ankohen në e-mail adresen: [email protected] Ankesat mund t’i referohen shpërndarjes së dezinformatave (informacione të pasakta, të paplota, të rreme ose keqdashëse), gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit mbi çdo bazë, mosrespektimit të rregullave dhe standardeve për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe forma të tjera të sjelljes joetike në interneti.

Trupi koordinues përbëhet nga përfaqësues të: Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Institutit Maqedonas për Media, Këshillit për Etikë në Media në Maqedoni, Institutit për Studime të Komunikimit, Fondacionit “Metamorfozis” dhe Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive.

Për koordinator të këtij organi është zgjedhur Sashe Dimovski nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë. Portalb.mk është nënshkruese e Kodit, ndërkaq redaktori Suad Bajrami është zëvendësanëtar së bashku me Olivera Vojnoskën nga Metamorfozis.

Deri më tani janë tre parti politike (E Majta, Partia Demokratike Evropiane dhe Partia e Pensionistëve) dhe 14 organizata mediatike (TV Koha, TV Tera, TV Due, TV Koçani LD, TV Spektra, Radio Bleta, Radio Koçani, Radio Vati, Sport1, 4Nuz, Ekipa, Radovish News, dhe 360 ​​Gradë). Organi koordinues fton të gjitha subjektet të cilëve u referohet Kodi që ta aksesojnë atë sa më shpejt të jetë e mundur dhe rikujton se, përveç ankesave, do t’u përgjigjet publikisht çështjeve me interes të gjerë publik, si dhe çështjeve që lidhen me median dhe të gjithë pjesëmarrësit në hapësirën online gjatë procesit zgjedhor.

Kujtojmë se zëvendëskryeministrja Sllavica Grkovskas hkroi letër të hapur në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 24 prillit dhe 8 majit, të cilat u shpallën dje. Grkovska në letrën e saj thekson se është shumë e rëndësishme që të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces të kenë parasysh vazhdimisht ligjet dhe parimet etike gjatë kryerjes së aktiviteteve të tyre. Ajo shtoi se zbatimi i drejtë i zgjedhjeve është baza dhe parakushti kryesor për inkorporimin e të gjitha parimeve të tjera të qeverisjes së mirë, të përcaktuara nga Këshilli i Evropës.