Siljanovska takoi Begajn

Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova sot është takuar me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj në Tivat të Malit të Zi, ku po marrin pjesë në takimin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Brdo-Brionit, raporton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga presidenca, në takim u diskutua përfshirja dypalëshe në nisma të ndryshme rajonale dhe shumëpalëshe për forcimin e lidhjeve rajonale.

“Presidentja Siljanovska Davkova e uroi presidentin shqiptar për hapjen e Klasterit 1 në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe vlerësoi se është një arritje e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë rajonin”, informuan nga Presidenca.

Në takim u diskutua edhe për të drejtat e dy kombeve në këto dy vende.