Shqipëria në finale me Shkodrën Elektronike, u mbajt gjysmëfinalja e parë e Eurovizionit
Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” i siguruan Shqipërisë një vend në finalen e Festivalit Evropian të Këngës – Eurovizionit pas gjysmëfinales së parë e cila u mbajt sonte, shkruan Portalb.mk.
Në finale shkuan dhjetë shtetet: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Polonia, San Marino, Estonia, Portugalia dhe Ukraina.
Në finale nga gjysmëfinalja e parë nuk arritën të shkojnë: Sllovenia, Belgjika, Azerbajxhani, Kroacia dhe Qipro.
Gjysmëfinalja e dytë do të mbahet të enjten (15 maj), nga ku do të kualifikohen 10 finalistë të tjerë.
Ndërsa finalja e madhe do të mbahet të shtunën (17 maj).
Në finale automatikisht shkojnë pesëshja e madhe: Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Spanja.
Ndërsa në finale automatikisht të kualifikuar janë edhe fituesit e vitit të kaluar, këtë viz Zvicra.
Eurovizion 2025 mbahet në Bazel të Zvicrës pasi Nemo me këngën “The Code” i sollën fitoren këtij shteti në vitin 2024.
Maqedonia e Veriut për të tretin vit me radhë nuk merr pjesë në Eurovizion.