Shpresë në horizont, Radevi ia dorëzoi Zheljaskovit mandatin për formimin e qeverisë bullgare
Presidenti bullgar Rumen Radev ia dorëzoi sot mandatin për formimin e qeverisë kandidatit për kryeministër të propozuar nga grupi më i madh parlamentar GERB-SDS, transmeton Portalb.mk.
Rosen Zheljazkov, i cili u propozua nga GERB-SDS për kryeministër, i paraqiti presidentit bullgar përbërjen e kabinetit, i cili mbështetet nga katër formacione – GERB-SDS, BSP – E majta e bashkuar, “Ka një popull të tillë” dhe ” Demokracia, të drejtat dhe liritë”.
Bullgaria është udhëhequr nga qeveri jetëshkurtra prej vitit 2020, kur protestat kanë ndihmuar në dhënien fund të koalicionit të udhëhequr nga partia GERB.
Ekspertët thonë se Bullgaria ka nevojë për periudhë stabiliteti, një qeveri që funksionon si duhet, në mënyrë që të rriten fondet e Bashkimit Evropian, dhe të nisin procedurat për adoptim të valutës euro.
Planet për të hyrë në Eurozonë janë shtyrë dy herë, për shkak të mosarritjes së targetit për ulje të inflacionit.
Shumë votues kanë thënë se shqetësohen për mundësinë e shumë pasigurive në të ardhmen.