Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në Romë, 21 të plagosur (VIDEO)
21 persona mbetën të plagosur pas një shpërthimi në një pikë karburanti në lindje të Romës, transmeton Top Channel.
Sipas mediave italiane, shpërthimi u pasua nga një zjarr i madh, ndërsa forcat e Departamentit të Zjarrfikësve, forca e policisë dhe vullnetarëve të mbrojtjes civile nxituan për në vendngjarje.
Rreth 40 persona u shpëtuan pas shpërthimit, thanë burime të shërbimit zjarrfikës për ANSA-n.
Sipas informacioneve të deritanishme, asnjë nga 21 personat e plagosur nuk është në gjendje të rrezikshme për jetën dhe vetëm një person është plagosur rëndë.
Ndërsa stacioni i afërt i metrosë, Teano, është mbyllur ndërsa ndërtesat pranë shpërthimit kanë pësuar gjithashtu dëme.
Banorët ikën menjëherë nga shtëpitë e tyre, ndërsa dëshmitarët okularë raportuan një erë të fortë gazi para shpërthimit të parë. Pastaj, pasoi një shpërthim i dytë edhe më i fortë.
#BREAKING #ITALY #ROME #ITALIA #ROMA
🔴 ITALY : 📹 MOMENT OF MASSIVE EXPLOSION AT A GAS STATION IN VIA DEI GORDIANI IN CASILINO AREA, ROME
Several people injured..#Ultimahora #Explosion #Esplosione pic.twitter.com/Dy3vKpc5ji
— LW World News (@LW_WorldNews) July 4, 2025