Shkup, prej sot e deri të premten do të bëhet dezinsektim tokësor kundër mushkonjave

Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se nga data 23 deri më 26.05.2023 (nga e marta deri të premten) në periudhën prej orës 22:00 deri në orën 15:00 të ditës së nesërme do të kryejë dezinfektim tokësor të rajonit të qyteti i Shkupit kundër formave të rritura të mushkonjave, transmeton Portalb.mk.

Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinfektimin, do të spërkatet në të njëjtën kohë ditën e parë pasuese, kur kushtet atmosferike janë të favorshme.

Njoftohen bletarët që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen në kohë të bletëve.