Shkup, autobusët nesër do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

Nesër, e mërkurë (24 maj 2023), për shkak të festës shtetërore “Shën Kirili dhe Metodi”, transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës, informuan nga NTP Shkup, transmeton Portalb.mk.

Biletaritë dhe qendrat e personalizimit nuk do të funksionojnë.

Teleferiku do të funksionojë si zakonisht, nga ora 10:00 deri në 20:00, me udhëtimin e fundit nga poshtë lart nga ora 19:30 deri në orën 19:30, gjegjësisht udhëtimi i fundit nga lart poshtë në orën 19:45.