Shkup, një infermiere u suspendua pasi aksidentalisht ia preu gishtin foshnjës së porsalindur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup, më 1 dhjetor, kur një akushere, derisa po përgatiste një të porsalindur për ta përcjelle në shtëpi, aksidentalisht e ka kapur gishtin e foshnjës gjatë heqjes së fashës, transmeton Portalb.mk.

Burimet e mediave nga Ministria e Shëndetësisë thonë se menjëherë është thirrur kirurgu për fëmijë, i cili ka kururar plagën dhe i porsalinduri nuk do të jetë me invaliditet. Drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Dr.Viktoria Jovanovska, ka thënë për “Sloboden Peçat” se ka qenë një ngjarje fatkeqe, foshnja është lëshuar në shtëpi, lëndimi është kuruar me ndihmën e kirurgut pediatër, ndërsa foshnja nuk do të të mbetet pa gisht.

Foshnja kishte flaster që nuk hiqeshin me dorë, ndaj infermierja përdori gërshërë dhe kështu u krijua situata fatkeqe.

Akusherja u pezullua dhe u dërgua në Komisionin Disiplinor.

KGjO ka bërë të ditur se i është shqiptuar dënimi maksimal sipas Ligjit për kujdesin shëndetësor, për gjashtë muaj do t’i reduktohet paga për 30 për qind dhe është zhvendosur në një pozicion tjetër pune në spital, ku nuk ka kontakte me të sapolindurit.