Shfaqja “1984” hapi festivalin “SkupiFestival”, u prit me duartrokitje të ngrohta nga publiku i Shkupit

Mbrëmë në hapësirat e Teatrit Shqiptar-Shkup hapi siparin edicioni 18-të i Festivalit “SkupiFestival”. Këtë edicion e shpalli të hapur Teatri Kombëtar i Kosovës me kryeveprën “1984”. Shfaqja që u soll në skenë nga aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Shkup flet për fuqinë, identitetin, vetminë dhe kërkimin për veten përmes kërkimit për të tjerët. Në të eksplorohet dashuria, politika, fëmijëria dhe telashet e saj. Ky këndvështrim është një satirë, e cila me kalimin e viteve është shndërruar në një roman pritjeje, një afresk metafizik, të gjallë, të frikshëm dhe prekës, njofton Portalb.mk.

Drejtori artistik i festivalit “Skupifestival”, Osman Ahmeti për Portalb.mk tha se salla e Teatrit Shqiptar në Shkup ishte e stërmbushur nga publiku që ishin të interesuar për ta ndjekur nga afër këtë shfaqje.

Foto nga shfaqja huazuar nga drejtori artistik Osman Ahmeti
Foto nga hapja e festivalit, nga drejtori artistik i festivalit Osman Ahmeti

“Edicioni i 18-të i “Skupifestival” u hap në një prani të madhe të publikut, salla ishte e stërmbushur me artëdashës. Pas hapjes solemene nisi shfaqja “1984”, vepër nga autori Xhorxh Orwell, me regji të francezit  Igor Mendjiski. Shfaqja që u soll në “SkupiFestival” nga Teatri Kombëtar i Kosovës”, tha Osman Ahmeti drejtori artistik i festivalit “SkupiFestival”.

Sonte në natën e dytë të festivalit do të shfaqet shfaqja “Nyja e Gidionit”, nga autorja Xhona Adams, regjia Selma Alispahiq, Bashkëprodhim Intrermeco & Mess Sarajevë – Bosnjë & Hercegovina.

“Nyja e Gidionit” është një dramë emocionuese, që të nxit në mendime e bazuar në veprën e një prej dramaturgëve më të njohur dhe më të vlerësuar nga kritika letrare amerikane, Johnna Adams. Shfaqja teatrore “Nyja e Gidionit”, e përshtatur nga teksti i dramaturges amerikane Johnna Adams dhe regji të Selma Alispahić. Nëna e Gidion, Korin dhe mësuesja e tij Hedher përballen me të gjitha pyetjet komplekse dhe sfidat e të rinjve që rriten sot. Takimi i tyre shkaktohet nga akti i Gidionit, një pikë pa kthim, ku gjërat nuk mund të jenë më kurrë të njëjta. Ashtu si në realitetin ku jetojmë, kërkimi i përgjigjeve fillon vetëm pasi problemet grumbullohen në një pikë ku pyetjet e thjeshta nuk mund të ofrojnë përgjigje të thjeshta. Shfaqja trajton pyetje dhe çështje të ndezura që lidhen me sistemin shkollor, lirinë e shprehjes, dhunën e bashkëmoshatarëve, lirinë krijuese, ndikimin e mësuesve, rolet e prindërve dhe përgjegjësitë e të dy palëve. Kërkimi i përgjigjeve e ngatërron më tej “nyjën gordiane” apo çon në zbërthimin e saj? Ky vendim i lihet të merret nga vet shikuesi. Por një gjë është më se e sigurt, ajo nyje nuk mund të pritet dhe ne si pjesë e shoqërisë duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që ajo të mos ngatërrohet. Pra, të gjithë ne jemi përgjegjës për këtë.

Ndërkaq nesër  mund ta ndiqni shfaqjen “Fëmijët nga pluhuri“, Koncepti & koreografia Tula Limnaios. Prodhuar nga Tula Limnaois, Berlin – Gjermani.

Edhe këtë vit festivalin e ndihmuan Ministria e Kulturës, Qendra për Kulturë dhe Informacion e Bullgarisë në Shkup, Telekomi i Maqedonisë.

Foto nga publiku huazuar nga videoja e shpërndarë nga drejtori i festivalit Muzbajdin Qamili
Foto nga hapja e festivalit, nga drejtori artistik i festivalit Osman Ahmeti
Foto nga shfaqja huazuar nga drejtori artistik Osman Ahmeti
Foto nga hapja e festivalit, nga drejtori artistik i festivalit Osman Ahmeti
Foto nga hapja e festivalit, nga drejtori artistik i festivalit Osman Ahmeti
Foto nga hapja e festivalit, nga drejtori artistik i festivalit Osman Ahmeti