Shenjat e horoskopit që i mendojnë gjërat më shumë se sa duhet
Disa persona, ndryshe nga të tjerët kanë tendencën të analizojnë dhe madje të fiksohen pas situatave. Çdo fjalë e vogël për ta mban një peshë të madhe dhe kjo ndonjëherë i largon vëmendjen nga gjërat që vërtetë kanë rëndësi. Por sipas astrologjisë, janë 3 shenja horoskopi që e kanë pjesë të karakterit të tyre këtë gjë. Ja për cilat bëhet fjalë:
Binjakët: Nuk ka shenjë më analitike se sa Binjakët. Ata obsesionohen pas detajeve më të vogla, dhe kanë tendencën të ngarkojnë veten me gjëra të panevojshme. Kjo sjell shpesh edhe pavendosërinë e tyre në marrjen e vendimeve.
Ujori – Si një shenjë ajri, edhe Ujorët kanë tendencën të jenë shumë analitik. Por ata analizojnë vetëm për keq. Një Ujor do të mendojnë skenaret më të këqija në kokën e tij, dhe kjo shpesh e bën të jetë konfliktual me njerëzit.
Akrepi – Ata shpesh analizojnë njerëz, më shumë se sa situata. Do ju vendosin në situata provokative dhe do nxjerrin konkluzione, që ndonjëherë rezultojnë të gabuara.