ShBA, paketë e re sanksionesh kundër Rusisë
SHBA kanë bërë të ditur një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë. Sanksionet e reja synojnë shkëputjen nga eksportet amerikane të rreth 70 kompanive dhe organizatave nga Rusia dhe vende të tjera, bëri të ditur një përfaqësues i lartë i qeverisë para fillimit të samitit të G7-s në Hiroshima, Japoni, transmeton DW.
Ndër të tjera do të sanksionohen edhe 300 persona, sipërmarje dhe organizata, shoqëri avionësh dhe anijesh. Qëllimi është rritja e presionit ekonomik kundër Rusisë dhe vështirësimi i financimit të makinerisë ruse të luftës. Ajo që parashikohet është që Rusisë t’i bëhet sa më e vështirë të jetë e mundur qasja tek mallrat që luajnë rol në fushën e luftës.
Edhe Britania e Madhe ka bërë të ditur sanksione të reja. Ky vend do të ndalë importin e diamantit, si edhe të bakrit, aluminit dhe nikelit nga Rusia, bëri të ditur në një njoftim për shtyp zyra e kryeministrit, Rishi Sunak. Edhe BE do të kufizojë tregtinë me diamante, bëri të ditur kreu i Këshillit të BE, Charles Michel.HBA ka korrigjuar ndërkohë vlerën e ndihmave ushtarake të dhënë Ukrainës nga rezervat e saj. Vlera e dhënë me rreth 3 miliardë dollarë është shumë e lartë, bëri të ditur zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa. Mbivlerësimi ka ardhur për shkak se tek disa llogaritje nuk është marrë parasysh vlera neto. Gjatë një kontrolli periodik kanë rënë në sy parregullsitë.