Sot do të mbarojë afati për aplikim për mbështetjen e nxënësve të shkollave të mesme më Shkup
Qyteti i Shkupit edhe sot do të pranojë aplikime në kuadër të Thirrjes Publike për ndarjen e mjeteve financiare (bursa) në vitin 2025 sportistëve-nxënës të shkollave të mesme në territorin e qytetit të Shkupit, nëse janë banorë të Shkupit, transmeton Portalb.mk.
“Vlera totale neto e bursës individuale për sportistë – nxënës të shkollave të mesme në territorin e qytetit të Shkupit është 24 000 denarë me tatim mbi të ardhurat personale të paguar”, njoftuan nga Qyteti i Shkupit.
Të interesuarit duhet të jenë banorë të qytetit të Shkupit, shtetas të RMV-së, nxënës në shkollat e mesme në Shkup, të jenë sportist aktive dhe anëtarë të klubeve sportive dhe të jenë përfaqësues shtetëror. Ata duhet të kenë rezultatet të larta sportive në sportet ekipore dhe individuale nga muaji qershori i kaluar e deri në shpalljen e Thirrjes.
Konkursi është hapur më 22 korrik, ndërsa do të jetë i hapur deri më 26 korrik. Dokumentet duhet të dorëzohen në Arkivin e Qytetit të Shkupit.