Sezoni i ngrohjes në RMV do të fillojë më 15 tetor

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale (KRRE) informoi se sezoni i ngrohjes fillon më 15 tetor 2024 dhe mbaron më 15 prill 2024, transmeton Portalb.mk.

Në rast se temperatura e jashtme e parashikuar për ditën në vijim është e barabartë ose më e ulët se 12 ºС, atëherë sezoni i ngrohjes mund të fillojë më herët, respektivisht jo më parë se data 1 tetor dhe të mbarojë jo më vonë se më datën 30 prill.

Në përputhje me Rregullat e Furnizimit me Energji Termike dhe Sistemin Tarifor të Shitjes së Energjisë Termike, furnizuesi është i detyruar që në hapësirat për ngrohje, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 22:00 gjatë ditës, të mundësojë temperatura prej 20+1 º C.

KRRE-ja apelon deri te banorët e banesave, respektivisht komuniteteve të banorëve që t’i kontrollojnë instalimet e brendshme dhe instalimet në objekte dhe t’i paguajnë faturat e energjisë elektrike për nënstacionet e ngrohjes.

Njëkohësisht, KRRE-ja edhe me shkresë zyrtare kërkoi nga furnizuesit me energji termike informata për gatishmëri për fillimin e sezonit të ngrohjes.

Në përputhje me vendimin e fundit të datës 1 gusht 2024, faturat e energjisë temrike për amvisëritë janë më të ulëta për 3,16 %, ndërsa rreth 1200 kompani, shkolla dhe institucione, të cilat janë lidhur me ngrohjen qendrore të qytetit, do të kenë çmim më të lirë për 17 %.