Sektorët që paguhen më së shumti e më së paku në Maqedoninë e Veriut

Sektorët me rrogën më të madhe në Maqedoninë e Veriut është 41 085 denarë, ndërsa në disa sektorë kjo rrogë është akoma më e madhe, transmeton Portalb.mk.

Në sektorin e Programimit kompjuterik, konsultimi dhe veprimtaritë e tjera rreth tij, rroga mujo neto në muajin është 97 384 denarë, duke shënuar rritje për 7.5 përqind në krahasim me vitin e kaluar.

Sektorët tjerë me rrogë më të lartë mujore janë: telekomunikacioni (76 553), transporti ajror (68 845), veprimtaritë të tjera profesionale, shkencore dhe teknike (66 154), etj.

Në këtë periudhë, rroga më të ulëta ka pasur në sektorin e veprimtarisë së sigurisë dhe hetimeve (22 398), shërbime lidhur me mirëmbajtjen e ndërtesave dhe veprimtari për rregullimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit jetësor dhe natyrën (26 019), peshkimi dhe akuakultura (26 076), etj.