Saranda në fokus të mediave aziatike: Perla e fshehur me plazhe të kristalta

Bukuritë natyrore dhe trashëgimia kulturore që ofron Shqipëria vijojnë të tërheqin vëmendjen e mediave dhe agjencive të ndryshme, edhe përtej Europës, raporton Klan. Është “Tourist Secrest” me qendër në Singapor që kësaj here i ka kushtuar një artikull të vetëm Sarandës, ku u sugjeron lexuesve të saj 15 gjërat që duhet të vizitojnë nëse shkojnë në qytetin bregdetar.

Shkrimi thekson se Saranda e njohur për plazhet e saj të bukura, është një perlë e fshehur e cila ofron një gamë të gjerë atraksionesh dhe aktivitetesh.

Një nga vendet më të bukura që mund të gjeni në Saranda, nënvizon autori është qyteza e bukur e Ksamilit me ujërat e kristaltë, por në sugjerim janë edhe plazhi Pasqyrat.

Por ndër bukuritë natyrore që duhet të vizitohet patjetër është edhe Syri i Kaltër dhe gadishulli i Karaburinut, që ruan plazhe të pa prekura.

Në listën e gjërave që duhet të bëni, “Tourist Secrest”, sygjeron edhe sportet ujore.

Kalaja e Lëkursit, qyteti Antik i Butrintit, Parku arkeologjik i Finiqt dhe manastiri i 40 shenjtorëve, janë sugjerimet që jep kjo media, sa i takon paketës turistike kulturore.