Maqedonia e Veriut është vendi më i sigurt në rajon, vlerësoi ministri Spasovski

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, bazuar në hulumtimet e disa institucioneve, vlerësoi që Maqedonia e Veriut është vendi më i sigurt në rajon, transmeton Portalb.mk.

“Sipas hulumtimeve që janë bërë nga institucione rajonale dhe ndërkombëtare që merren me çështjen e sigurisë, Republika e Maqedonsië së Veriut është vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor dhe është në grup me 36 vendet më të sigurta në botë”, njoftoi Ministria.

Spasovski theksoi që Maqedonia e Veriut ka shënuar ulje të kriminalitetit gjatë këtij viti.

“Statistikisht, të dhënat për tetë muajt e parë të vitit 2023 dëshmojnë atë që e themi. Kriminalitetit i përgjithshëm për 11 përqind është zvogëluar në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, deklaroi Spasovski.

Ai theksoi që të gjitha institucionet e sigurisë janë vendosur në funksion të plot.