Artistja nga Maqedonia e Veriut fituese e çmimit ndërkombëtar “Leonardo da Vinçi”

Çmimi ndërkombëtar “Leonardo da Vinçi” për veprën artistike më të mirë, i takoi artistes nga Maqedonia e Veriut, Marija Pavlovska, transmeton Portalb.mk.

“Siç informon Pavlovska, çmimi ndërkombëtar “Leondardo da Vinçi” është mirënjohje që i jepet artistëve që ndër vite veçohen me veprat e tyre artistike dhe me vlerat e stilit në veprat e tyre artistike”, deklarojnë nga Ministria e Kulturës.

Vepra e Marija Pavlovskës fillimisht ishte e përzgjedhur ndër 50 veprat më të përzgjedhura artistike ndërkombëtare. Ky çmim ndërkombëtar është për artistët e fotografisë, skulpturës, vizatimit, arteve vizuale dhe multimediale.