Rritje të pagave për arsimtarët në Maqedoninë e Veriu, paralajmëroi kryetari i Sindikatës pas takimit me ministren

Kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në Maqedoninë e Veriut, Jakim Nedelkov, ka paralajmëruar rritje të pagave për muajin shtator, pas takimit të zhvilluar me Ministren për Arsim dhe Shkencës, Vesna Janevska, transmeton Portalb.mk.

“Përkundër deficitit buxhetor, të dy palët jemi pajtuar se duhet të bëhen përpjekje shtesë dhe të gjenden zgjidhje alternative, si do të mundet kjo çështje e rëndësishme për sektorin e arsimit fillor dhe të mesëm të mund të konkretizohet me Marrëveshje dhe rritje të rrogës së shtatorit”, deklaroi Nedelkov.

Ai theksoi që SASHK-u në këtë takim me ministren ka biseduar edhe për nënshkrimin e Marrëveshjes së re kolektive, optimizimin dhe reformimin e arsimit.

Ndryshe, rroga mesatare mujore në maj ka qenë 41 252 denarë neto, ndërsa ajo bruto 62 032 denarë.