Rritje e prodhimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e prodhimit në industrinë për 1.3 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit korrik 2026, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie prej 5.9%. Në sektorin Industria përpunuese shënon rritje prej 3.4%, ndërsa në sektorin Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie prej 19.5%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Më së shumti rritje kemi te prodhimi i prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike për 85 përqind, ndërsa rënie më e madhe te nxjerrja e qymyrit dhe linjitit për 38.2 përqind.