Rritje e numrit të turistëve në Maqedoninë e Veriut, mbi 81 mijë turistë brenda një muaji

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit prill është regjistruar rritje e numrit të turistëve për 16.9 përqind në krahasim me prillin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Numri i turistëve në prill të vitit 2024 është 81 752, prej të cilëve 23.0 % janë turistë vendor dhe 77.0 % turistë të huaj. Numri i netëve të kaluara në prill të vitit 2024 është 151 720, prej të cilëve 28.8 % janë turistë vendor dhe 71.2 % janë turistë të huaj”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në këtë periudhë është rritur për 4.1 përqind numri i turistëve vendor, ndërsa 21.3 përqind numri i turistëve të huaj.

Në muajin prill, më së shumti turistë kanë ardhur nga Turqia (25 324), Serbia (5 006), Gjermania (3 254), Greqia (2766), Bullgaria (2319), Kroacia (2116) etj.