Rreziqet nga dezinformimi: Si të mbrohemi?

Në kohën kur dezinformimi po shfaqet në forma gjithnjë e më të sofistikuara, vetëdijesimi i publikut bëhet më i rëndësishëm se kurrë. Përveç demaskimit të rreziqeve që vijnë nga informacionet e rreme dhe fushatat manipuluese, synim i Sbunker-it është t’i pajisë qytetarët me aftësitë e domosdoshme për të dalluar të vërtetën nga mashtrimi, përmes qasjes së përqendruar rreth edukimit medial.

Kjo video u përgatit nga Sbunker në kuadër të projektit “Fuqizimi i qëndrueshmërisë së komunitetit kundër dezinformimit”, mbështetur përmes Programit të Aktivizmit Dixhital nga TechSoup Global.