RMV, u publikua lista e nxënësve që fituan bursa në “Akademinë e Sportit” dhe Gjimnazin për Informatikë dhe Matematikë

Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar listën e nxënësve nga “Akademia e Sportit” dhe Gjimnazi për Informatikë-Matematikë që kanë kanë kandiduar për bursë shkollore, transmeton Portalb.mk.

Nxënësit janë të obliguar deri më 1 dhjetor të nënshkruajnë marrëveshjen për bursë më Ministrinë për Arsim dhe Shkencë, përndryshe e humbin të drejtën për të shfrytëzuar këtë të drejtë.

Këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë 43 kandidatët që kishin aplikuar për bursë nga gjimnazi për matematikë dhe informatikë. Në listën e “Akademisë së Sportit” u shpallën 167 kandidatët fitues, ndërsa 44 kandidatë u refuzuan.

Ndryshe, Ministria për Arsim dhe Shkencë deri të mërkurën do të pranon aplikime nga studentët në Konkursin për ndarjen e 2 870 bursave studentore në kategori të ndryshme. Vlera e bursave është prej 6 080 denarë deri 18 mijë denarë.