Deri më 15 nëntor do të mund studentët e Maqedonisë së Veriut të aplikojnë për bursa në Fondacionin “Albiz”

Studentët e universiteteve shtetërore, duke përfshirë Universitetin e Evropës Juglindore dhe Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, nga fakultete të ndryshme do të mund deri më 15 nëntor të aplikojnë për 175 bursa, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e bursës për vitin akademik 2023/2024 do të jetë 5.000,00 denarë. Pagesa e bursave do të realizohet në këste, përgjatë vitit akademik 2023/2024, përkatësisht 9 muaj, aq sa zgjatë viti akademik”, sqarojnë nga Fondacioni.

Fondacioni ka theksuar në Konkurs që të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e rregullt prej vitit të dytë deri në vitin e gjashtë, të mos kenë përsëritur vitin, të mos shfrytëzojnë bursa tjera dhe të jenë shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, Ministria për Arsim dhe Shkencë deri të mërkurën do të pranon aplikime nga studentët në Konkursin për ndarjen e 2 870 bursave studentore në kategori të ndryshme. Vlera e bursave është prej 6 080 denarë deri 18 mijë denarë.