Në 3 muajt e fundit janë regjistruar më shumë lindje se vdekje në Shqipëri

Popullsia shqiptare është shtuar me 1066 persona në 3 muajt e fundit. Raporti i Institutit të Statistikave ka nxjerrë në pah se lindjet muajt e fundit janë më të shumta në numër se sa vdekjet, duke bërë kështu që popullsia të rritet me 1066 persona, raporton EN.

Në 3-mujorin e 3 të vitit, kanë ardhur në jetë 6.070, ndërsa kanë humbur jetën 5.004 persona. Lindjet ashtu dhe vdekjet kanë ardhur në rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Në këtë periudhë gjashtë qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në gjashtë të tjera, shtesë negative.

Tirana është qarku me shtesën natyrore më të lartë, me 913 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 132 vdekje më shumë se sa lindje.

Kryeqyteti renditet i pari për numrin më të madh të bebeve që kanë ardhur në jetë, ndërsa Gjirokastra i fundit. Sa i takon fataliteteve, sipas Instat, Kukësi është qarku me numrin të ulët të vdekjeve, ndërsa Tirana ka numrin më të lartë.