RMV, u mbajt me sukses punëtoria e parë për “prebunking” në vend

Nga data 15-17 maj në Ohër u mbajt punëtoria e parë për “prebunking” në Maqedoninë e Veriut, ku një dhjetëra pjesëmarrës të rinj mësuan për lloje të ndryshme të strategjive për të parandaluar përhapjen e dezinformatave. Kjo punëtori ishte e dedikuar për studentë të rinj, gazetarë, anëtarë të shoqërisë civile, aktivistë apo entuziastë, transmeton Portalb.mk.

Kjo është e fundit nga tre punëtoritë në kuadër të programit vjetor “Gazetaria për gjeneratën e re” që Fondacioni Metamorfozis po e realizon në partneritet me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarë (ICFJ) dhe me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.

Gjashtë pjesëmarrësit më të mirë nga tri punëtoritë do të kenë mundësi për praktikë njëmujore me pagesë në një nga mediat e Fondacionit Metamorfozis, përkatësisht Meta.mk, Portalb ose Vërtetmatësi.

Gjithashtu, tre praktikantët më të mirë do të shkojnë në një vizitë studimore njëjavore në Uashington, SHBA.

Trajnues të punëtorisë ishin Celeste Sepesi nga SHBA-ja, asistente në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv Walter Cronkite, Vladimir Petreski, redaktor i “Vërtetmatësit” dhe Despina Kovaçevska, specialiste për monitorimin e mediave në Fondacionin Metamorfozis.

Ngjarja është pjesë e projektit Gazetaria për gjeneratën e re” të cilin Fondacioni Metamorfozis po e zbaton në partneritet me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarë (International Center for Journalists – ICFJ), dhe me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Shkup, në periudhën nga shtatori 2023 deri në korrik 2024.