Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut sot shënoi javën e XII-të me gjashtë ndeshje të zhvilluara, ku Struga dhe Shkëndija arritën të fitojnë 3 pikë të rëndësishme, derisa Rabotniçki përsëri humbi pikë, transmeton Portalb.mk.
Struga si mysafir arriti të fiton kundër Tikveshit, 0-1. Me rezultat të njëjtë, edhe Akademia Brera e fitoi si mysafir Vardarin.
Shkëndija arriti të marrë tri pikë kundër Besës, ndërsa Voska kundër Shkupit.
Këtë javë ka pasur dy barazime, Sileksi me Rabotniçkin dhe Gostivari me Pelisterin.
Në krye të tabelës gjendet Rabotniçki me 24 pikë, një pikë më shumë se Shkëndija. Gostivari gjendet në pozitën e katërt me 21 pikë, Struga në pozitën e pestë me 19 pikë, ndërsa Shkupi e gjashta me 16 pikë. Besa gjendet në pozitën e nëntë me 12 pikë, e ndjekur nga Voska me 10 pikë.
Për herë të parë në këtë sezone, gjysma e ekipeve në Ligën e Parë janë ekipe shqiptare, gjashtë nga dymbëdhjetë ekipet: Struga, Shkupi, Shkëndija, Gostivari, Voska dhe Besa e cila tani është inkuadruar. Ndërkohë në garën për Kupën e Maqedonisë së Veriut kanë mbetur edhe tetë ekipe: Struga, Shkëndija, Gostivari, Arsimi, Sileksi, Vardari, Akademia Brera dhe Detoniti.
Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin. Në garën për fitues në sezonin e kaluar në Kupën e Maqedonisë, Tikveshi ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.