RMV, rritje dhe ulje të çmimeve në bujqësi gjatë muajit prill

Indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit prill të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek inputi është zvogëluar për 0.3 %, ndërsa tek autputi vërehet rritje nga 9.6 %, kështu bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikave, transmeton Portalb.mk.

Në prill të vitit 2023, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2022, Indeksi i çmimeve të input 1 (mjetet e shpenzuara në bujqësi) është 99.4, ndërsa indeksi i çmimeve të input 2 (mjete dedikuar për investime në bujqësi) është 105.6.

Në pjesën autput, në prill të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore është 106.7, ndërsa indeksi i çmimeve të prodhimeve shtazore është 119.8.

Informata më të hollësishme gjenden KËTU.