RMV, helikopterët policorë me 54 tonë ujë të hedhura e lokalizuan zjarri në Sveti Nikole

Njësiti i helikopterëve për dedikime policore sot veproi në rajonin e Sveti Nikoles, ku me sukses u lokalizua zjarri që shpërtheu rreth orës 11:30, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.

“Madje, helikopterët e MPB-së (Мi171 dhe Bell412) 34 herë kanë hedhur 54 tonë ujë. Zjarri tërësisht është lokalizuar”, thuhet në kumtesën nga MPB.