RMV, Qeveria përcaktoi numrin e studentëve dhe çmimet në çdo universitet shtetëror

Gjashtë universitetet shtetërore tashmë kanë kuotat për numrin e studentëve që do të pranohen në vitin e parë gjatë vitit akademik 2024/25, transmeton Portalb.mk.

Ministria për Arsim dhe Shkencë publikoi numrin e studentëve për çdo drejtim, fakultet dhe universitet shtetëror, duke theksuar edhe çmimin e pagesës për vitin akademik.

Në universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup do të pranohen gjithsej 9 921 studentë të vitit të parë, në “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir do të pranohen 2 404 studentë, në Universitetin e Tetovës 4 752 studentë, në universitetin “Goce Dellçev” në Shtip do të pranohen 3 983 studentë, në “Shën Apostoll Pavle” në Ohër 364 studentë, ndërsa në universitetin “Nënë Tereza” në Shkup do të ketë 1 805 studentë.

Pagesa për një vit akademik për studentët që arrijnë kuotën shtetërore zakonisht do të jetë 200 euro, për studentët pa kuotë shtetërore do të jetë 400 euro. Në disa drejtime do të ketë studentë edhe me korrespodencë.