RMV, u pezullua greva, Sindikata pranoi të bisedojë me qeverinë dhe të vazhdojë procesi i rregullt arsimor

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka vendosur që të pezullojë grevën në institucionet edukativo-arsimore me qëllim që t’i jep hapësirë Qeverisë për negociata 10 deri 20 ditë, transmeton Portalb.mk.

Këshilli i SASHK-ut sot në seancën e 9-të vendosi që të pezullojë grevën dhe të respektojë mundësinë ligjore për “zgjidhje të qetë të problemit”, sqaroi kryesindikalisti, Jakim Nedelkov.

Në rast se nuk ka zgjidhje të problemit në këtë periudhë nga Ministria për Arsim dhe Shkencë (MASH) dhe Ministria për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS), Sindikata paralajmëroi që përsëri do të aktivizohet greva.

Ndryshe, SASHK-u e filloi grevën më 11 prill me kërkesë për rritje të pagave dhe disa kërkesa tjera. Në periudhën e grevës, mësimdhënësit kanë refuzuar dy oferta të Qeverisë, fillimisht rritjen e pagës për 10 përqind, pastaj 12 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button