U vendos metodologji e re për rritjen e përhershme të pagave në arsim, sqaroi Ministria pas negociatave me Sindikatën

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka sqaruar që ka pranuar rekomandimet e ndërmjetësuesit në negociatat me Sindikatën për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), transmeton Portalb.mk.

“Përfaqësuesit e të dyja palëve ranë dakord që nga shtatori i këtij viti të rriten me 15% pagat e punonjësve në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe të mos ulen pagat për muajin e fundit kur për shkak të grevës së përgjithshme nuk u realizua mësimi për 12 ditë”, bëjnë të ditur nga Ministria për Arsim dhe Shkencë (MASH).

Raportohet që pjesë e negociatave ishte edhe harmonizimi i qëndrimeve për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja kolektive.

“U vendos një metodologji e re për rritjen e përhershme të pagave në arsim, si dhe realizimi i një sërë aktivitetesh të tjera të përbashkëta për përmirësimin e procesit arsimor në shkolla”, bëjnë të ditur nga Ministria.

Ndryshe, SASHK-u mbajti grevë prej 11 deri më 28 prill, apo gjithsej 14 ditë pune, përmes së cilës kërkohej rritja e pagave prej 18.3% dhe nënshkrimi i marrëveshjeve kolektive. SASHK-u fillimisht e hodhi poshtë kategorikisht rritjen prej 10 për qind të pagave të punëtorëve në çerdhe dhe institucione arsimore, ndërsa anëtarësia sindikale nuk e pranoi as rritjen prej 12 për qind të ofruar nga Qeveria. Me ndihmën e ndërmjetësuesit, palët u ulën në tavolinën e bisedimeve, ndërkaq greva u pezullua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button