RMV, Prokuroria me procedurë ndaj gjashtë nxënësve, keqpërdorën fotografitë e shoqeve të klasës

Prokuroria Themelore Publike Kavadar ka dorëzuar në gjykatën kompetente kërkesë për fillimin e procedurës përgatitore ndaj gjashtë fëmijëve në konflikt me ligjin të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale të vazhdueshme e cila sanksionohet si – Keqpërdorimi i të dhënave personale nga neni 149. paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Të miturit, të gjithë nxënës të klasës së nëntë të një shkolle fillore, në cilësinë e bashkëkryerësve, në mënyrë të paautorizuar kanë marrë fotografi private të shoqeve të klasës, i kanë edituar dhe i kanë ndarë me bashkëmoshatarët e tyre, me qëllim ofendimin dhe talljen dhe dëmtimin e reputacionit të viktimave”, njoftojnë nga Prokuroria.