RMV, për hyrje në shtet pritet rreth një orë në VK “Tabanoc”, “Pelincë” dhe “Bogorodicë”

Lidhja Automoto e Maqedonisë informoi se intensiteti në komunikacion në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur, njofton Portalb.

Është rritur frekuenca e automjeteve në vendkalimet kufitare “Tabanoc”, “Pelincë” dhe “Bogorodicë” ku për hyrje në shtet pritet rreth një orë.

“Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti”, kumtoi LAMM.