Në Shkup janë gjobitur 168 shoferë, 48 për tejkalim shpejtësie

Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, kështu që vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 168 gjoba, nga të cilat 48 për tejkalim të shpejtësisë, 13 masa për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 13 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, njofton Portalb.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe tetë masa për mosvënien e rripit të sigurimit, shtatë sanksione për përdorimin e celularit dhe pesë sanksione për kalim në semafor të kuq.

Nga MPB paralajmërojnë se kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat në komunikacion që të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.