Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike pasditen e sotme ka lëshuar një paralajmërim të jashtëzakonshëm për natën e sotme dhe ditën e nesërme, 18 shkurt, për shkak të paralajmërimeve për erë të fortë veriperëndimore që do të përfshijë pjesë të vendit, transmeton Portalb.mk.
Sipas parashikimit, pritet erë e moderuar deri e fuqishme, ndërsa në disa zona shpejtësia do të tejkalojë 60 kilometra në orë. Goditjet më të forta parashikohen në pjesët lindore të vendit, si dhe në rajonin e Pelagonisë.
Meteorologët u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes në hapësira të hapura, veçanërisht në zona të ekspozuara ndaj erërave të forta. Rekomandohet sigurimi i objekteve në tarraca dhe oborre që mund të merren nga era ose të shkaktojnë dëme materiale.