RMV, pa përparim në miratimin e ligjeve të reja që dalin nga kreu për mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike

Përparimi në harmonizimin e ligjeve nacionale me ato evropiane është akoma i ngadalshëm, ndërsa në vitin e fundit nuk ka pasur përparim në miratimin e rregulloreve të reja ligjore që dalin nga kapitulli për mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

I nevojshëm është miratimi i të gjitha ligjeve dhe përfshirja e rregullativave të BE-së, diçka që është  e nevojshme, veçanërisht në Kapitullin 27 me qëllim përmirësimin e gjendjes në mjedisin jetësor dhe klimatik.

Këto ishin vërejtjet kryesore nga organizatat qytetare – anëtare në koalicionin nacional për klimë, të cilët në kuadër të Platformës 27 i prezantuan si pjesë të përparimit në realizimin e Kapitullit 27, që u mbajt në mbrëmje në Europe House në Shkup.

Zëvendësambasadorja suedeze, Elisabet Dalberg Frisk, e mbështeti këtë vlerësim dhe kritikë të dobishme konstruktive në fushën e mjedisit jetësor dhe klimës, duke shtuar se e njëjta do t’i ndihmojë bartësit e vendimit të fokusohet në përpjekjet e tyre, dhe të informojë partnerët ndërkombëtar se për çfarë ka nevojë vendi.

Raporti mund të shërbejë si mjet për vetorganizimin dhe gjetjen e zgjidhjeve informative prej anës së sektorit joqeveritar.

Ndryshe, sipas kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, e drejta e mjedisit të shëndetshëm jetësor është një e drejtë themelore qytetare dhe njerëzore dhe është e lidhur drejtpërdrejtë me menaxhimin e shëndetit të qytetarëve dhe me detyrime ligjore të nënshkruara për ruajtjen e mjedisit jetësor.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese si kusht për të ecur përpara në rrugën eurointegruese, gjegjësisht për të hapur negociatat me Komisionin Evropian. Ato nënkuptojnë që përpos kombeve tjera, të shtohen edhe bullgarët në të si popull shtetformues.