RMV, numër rekord thirrjesh në 112 për ndihmë që nga ekzistimi i numrit për raste urgjente

QMK bën me dije se në 24 orët e fundit është shënuar numër rekord i thirrjeve në 112 deri më tani, që nga ekzistenca e numrit të vetëm të urgjencës në vendin tonë, transmeton Portalb.mk.

“Në numrin e urgjencës 112 në QMK në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 3.159 thirrje. Prej tyre 59,32% ishin thirrje “reale”, dhe 40,68% për nevoja të tjera jo urgjente të qytetarëve. Ky është një numër rekord i telefonatave në 112 në QMK, që nga ekzistenca e numrit të vetëm të urgjencës në vendin tonë, 40,51% janë dërguar në polici, 17,61% në shërbimin e urgjencës mjekësore dhe 15,21% në zjarrfikës. Ndryshe, në QMK në 112 janë bërë 1.431 thirrje urgjente, që është shuma totale e atyre që kanë qenë për zgjidhje të kombinuar nga thirrjet “reale” (26,67%) dhe ato të emërtuara si “thirrjet jo emergjente” (42,57%). Të gjitha ato thirrje emergjente i janë nënshtruar pranimit, përpunimit në QMK dhe koordinimit të drejtpërdrejtë për zgjidhjen e tyre me institucionet dhe shërbimet në Sistemin e Menaxhimit të Krizave”, njofton QMK.

Thirrjet kanë ardhur si pasojë e motit të stuhishëm, i cili ka shkaktuar dëme në disa lagje të Shkupit. Madje, për më shumë se 12 orë pjesë të Shkupit janë pa energji elektrike

Stuhia e djeshme, edhe pse jetëshkurtër, ka shkaktuar dëme në lagjet e Aerodrom dhe Autokomandë, si drunj të rrëzuar, makina dhe çati të dëmtuara, banesa të përmbytura.

Qendra për Menaxhimin e Krizave ka marrë njoftime për 35 drunj të rrëzuar, 15 shtylla, 21 çati të dëmtuara, 10 shtëpi të përmbytura dhe dy automjete të dëmtuara.