RMV, një përmbaruese përfundoi në paraburgim pas sulmit ndaj një gazetari dhe një polici

Policia e ka ndaluar përmbaruesen Vesna Jakimovska pasi dje ka sulmuar një polic derisa po merrej në pyetje në stacionin policor në Kërçovë, e thirrur pas raportimit për sulm ndaj gazetarit Furkan Saliu, transmeton Portalb.mk.

Nga MPB bëjnë të ditur se Jakimovska e ka sulmuar policin dhe ka shkatërruar materialin zyrtar, pasi mbrëmë para mesnate është ndaluar nga policia.

Ajo paraprakisht e ka sulmuar fizikisht gazetarin nga Shkupi në rrugën “Trajçe Strezoski” në Kërçovë dhe i ka dëmtuar pajisjet zyrtare.

“Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.