RMV, nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnatë derivatete e naftës do të kenë çmim të ri. Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), çmimi i dizelit do të jetë më i lirë për dy denarë, ndërsa çmimi i derivateve të tjera mbetet i njëjtë, transmeton Portalb.mk.

Çmimi i ri me pakicë i Eurodiesel BS (D-E V) do të jetë 81 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë (EL-1) 80 denarë për litër. Eurosuper BS-95 do të vazhdojë të shitet për 81 denarë për litër, Eurosuper BS-98 për 83 denarë për litër, ndërsa mazuti M-1 NS për 45,087 denarë për kilogram.

Me vendimin, siç thotë KRRE, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0.97 për qind.

KRRE thekson se çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, tregojnë rënie të benzinës me një mesatare prej 2,257 për qind, të naftës me 3,292, të vajit ekstra të lehtë për amvisëri me 3,677 dhe të mazutit me. 1.371 për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit në krahasim me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,155 për qind.