Për shkak incizimit të një filmi, nesër do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit

Komunikacioni në Shkupi do të ketë kufizime në orët e mbrëmjes për shkak incizimit të një filmi. Policia kërkoi nga qytetarët të respektohen urdhrat policore, transmeton Portalb.mk.

“Më 31.07/01.08.2025 në periudhën nga ora 20.00 deri në orën 04.00, për shkak të xhirimit të një filmi, bulevardi “11 Tetori” do të mbyllet në të dy drejtimet për lëvizje nga kryqëzimi me rr. “Dame Gruev” deri në kryqëzimin me bulevardi “Koço Racin” në Shkup”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Për këtë, Policia do të riorienton komunikacionin në rrugët alternative.