Erdogan: Netanyahu e ka gdhendur emrin e tij në histori me turp si kasap i Gazës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, foli të premten në Konferencën e 5-të të Platformës Ndërparlamentare të Jerusalemit, raporton ABC. Gjatë fjalës së tij, Erdogan tha “Meqë të mbrosh Jeruzalemin do të thotë të mbrosh njerëzimin, paqen dhe respektin për besimet e ndryshme, Turqia do ta vazhdojë këtë luftë me vendosmëri”.

“Netanyahu, ka skalitur emrin e tij në histori me turp si kasapi i Gazës. Ndërsa palestinezët në Gaza kanë rezistuar për 203 ditë, pavarësisht nga të gjitha gjasat, askush nuk mund të presë që ne të qëndrojmë të heshtur përballë gjenocidit. Ne do të vazhdojmë t’i shohim vëllezërit tanë Hamas, të cilët mbrojnë atdheun e tyre kundër pushtuesve, si Rezistencë Kombëtare të Palestinës”, shtoi presidenti.

Më tej Erdogan tha se Turqia qëndron si i vetmi vend që zbaton kufizime të eksportit ndaj Izraelit në 54 grupe produktesh. Xhamia Al-Aksa e Jeruzalemit përballet gjithnjë e më shumë me ngacmime, me identitetin e qytetit antik që fshihet nga Izraeli hap pas hapi. Të parët e mi i shërbyen Jeruzalemit për 400 vjet; trashëgimia e tyre nuk mund të fshihet,” tha Erdogan.