RMV, në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka miratuar vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës për mesatarisht 0,91% në krahasim me vendimin e datës 26.7.2024, transmeton Portalb.mk.

Çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake shënuan rënie mesatarisht: për benzinën 1,393%, për dizelin 2,418%, për vajin ekstra të lehtë 2,668% dhe për mazutin rënia është 1,018%.

Kursi i denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës janë formuar çmimet me llogaritjen paraprake është për 0,1439% më i lartë.

Nga data 30 korrik 2024, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzina EUROSUPER BS-95 81.00 (denarë/litër).
  • Benzina EUROSUPER BS-98 83.00 (denar/litër).
  • EURODIESEL BS (D-E V) 73.00 (denarë/litër).
  • Vaji ekstra i lehtë (EL-1) 71,50 (denar/litër).
  • Mazuti M-1 NS 44.381 (denarë/kilogram).

Çmimet me pakicë të EURODIZELIT (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) janë ulur për 1,00 denarë/l.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 denarë/l.

Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS zvogëlohet për 0,275 denarë/kg dhe tani do të arrijë në 44,381 denarë/kg.