RMV, në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Nga sonte në mesnatë do të ulet çmimi i disa karburanteve. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), çmimi i dizelit ulet për 1,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës mbetet i njëjtë, transmeton Portalb.mk.

Një litër naftë nga mesnata do të shitet për 71,5 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 70,5 denarë për litër. Eurosuper BS-95 do të vazhdojë të shitet për 80 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 do të kushtojë 82 denarë për litër.

Me vendim të KRRE, edhe çmimi me pakicë i mazutit ulet për 0,734 denarë për kilogram dhe do të jetë 42,475 denarë.

Çmimi i kilogramit të naftës, nga ana tjetër, zbret për 0,734 denarë dhe do të shitet për 42,475 denarë.