RMV, në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Nga sonte në mesnatë dizeli do të shitet me çmim të ri të reduktuar. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), çmimi i dizelit nga mesnata do të ulet për gjysmë denari për litër, ndërsa benzina BS-95 dhe BS-98 do të vazhdojnë të shiten me çmimin aktual, transmeton Portalb.mk.

Pra, nga mesnata një litër naftë do të shitet për 77,50 denarë për litër.

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të rritet për gjysmë denari dhe një litër do të shitet për 77,50 denarë.

Me vendim të KRRE-së, mazuti nga mesnata ulet për 0,871 denarë dhe do të shitet për 44,302 denarë.