RMV, në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e benzinave

Çmimet me pakicë të benzinave nga sonte ulen për gjysmë denarë për litër, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjeikë (KRRE), transmeton Portalb.mk.

Çmimi i benzinës Eurosuper BS-95 nga sonte do të jetë 77 denarë për litër, ndërsa një litër Eurosuper BS-98 do të kushtojë 79 denarë.

Ndërkohë, çmimet e Eurodieselit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri nuk ndryshojnë.

Karburanti i dizelit edhe më tej do të kushtojë 69,5 denarë për litër, ndërsa vaji 69 denarë për litër.