RMV, ndryshim në çmimin e benzinës Eurosuper-98

Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 2 denarë për litër, kështu që çmimi i ri tani është 82 denarë, transmeton Portalb.mk.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95, EURODIESEL (D-E V), vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) dhe mazutit M-1 NS nuk ndryshojnë, njoftoi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

“Litri EUROSUPER BS-95 është 80 denarë, EURODIZEL-i është 73 denarë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) me pakicë është 72 denarë dhe mazut M-1 NS 43,2 denarë”, thuhet në njoftimin e KRRE-së.