RMV, më 17 maj shënohet 50-vjetori i Institutit Francez me spektakël kërcimi të koreografit Murad Merzouki

Instituti Francez në Shkup dhe “Dance Fest”, me rastin e hapjes së kremtimit të 50 vjetorit të ekzistencës së Institutit Francez në Shkup dhe mbylljes së edicionit jubilar të 20-të të “Dance Fest”, do të realizojnë paraqitje ekskluzive të grupit teatror francez “Kafig” me shfaqjen e vallëzimit “Mosaik”, të premten, më 17 maj 2024, me fillim në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Koreografi i spektaklit është Murad Merzouki, një nga koreografët më të rëndësishëm me famë botërore sot, të cilit nga qeveria franceze iu besua koreografia e ceremonisë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike 2024, me titull “Vallja e Lojërave”.

Në fakt, pas suksesit të madh të performancës së kërcimit “Pixel” në vitin 2017 në kuadër të “Dance Fest”, Murad Merzouki dhe grupi “Kafig” / “Käfig” kthehen në Shkup me spektaklin e tyre më të ri të kërcimit “Mozaiku”.

Në këtë aktivitet do të flasin: Igo Beshtel, drejtor i Institutit Francez në Shkup, dhe Risima Risimkin, Drejtoreshë e “Dance Fest”.

Biletat për shfaqjen janë në dispozicion në faqen e internetit të Teatrit Kombëtar të Maqedonisë.

Në hollin e TKM-së do të vendoset edhe ekspozita retrospektive “50 vitet e Institutit Francez në Shkup”, e cila tregon veprimtarinë e Institutit Francez gjatë pesëdhjetë viteve të fundit.