Janë arrestuar katër të mitur në Shkup, nën kërcënim me thikë kanë grabitur dy fëmijë

Janë arrestuar katër të mitur nga Shkupi. Ata kanë grabitur dy të mitur të tjerë në komunën e Qendrës duke i kërcënuar me një send të mprehtë. Policia ka gjetur edhe paratë e vjedhura dhe ato do t’u kthehen pronarëve, transmeton Portalb.mk.

“Më 06.05.2024, në periudhën nga ora 22:45 deri në ora 23:20, në zonën e Qendrës, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Qendër dhe Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup, i kanë privuar nga liria katër të miturit nga Shkupi. Ata dyshojnë se rreth orës 22:00 në zonën e Qendrës u kanë marrë para dy të miturve të tjerë duke i kërcënuar me një send të mprehtë”, njoftoi MPB.

Me të miturit është zhvilluar një intervistë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.